Google ADS

Iliri bën deklaratën e papritur për Alketa Vejsiun në “Sanremo”

10:03 | 11 Shkurt 2022
S D

Banorët e “Big Brother VIP” së fundmi u vunë përballë disa fakteve ku duhet të gjenin se cili ishte real dhe cili jo.

Një ndër lajmet ishte dhe se Antonela Berisha do të ishte pjesë e festivalit të “Sanremos”, një nga festivalet më prestigjoze.

Teksa shumë prej banorëve nuk e besuan, ajo çfarë ka tërhequr më shumë vëmendje ka qenë një nga frazat e Ilirit.

Ai iu referua moderatores Alketa Vejsiu duke thënë se ajo ka qenë pjesë e “Sanremo”-s nëpërmjet një ndërhyrjeje nga një super agjent në Itali.

“Të shkosh të prezantosh Sanremo ka qenë një Alketa Vejsiu, nëpërmjet ndërhyrjes së një super agjenti që është më i madhi i Italisë dhe hyri për një prezantim të shkurtër. Anontela të prezantojë Sanremo-n? A jeni në metro apo jo? “.- tha ai.

Reagimi i Einxhel dhe Beniadës u vu re gjithashtu, duke thënë se nuk mund të jetë i vërtetë, me shprehje ironie.

Rikujtojmë se pati reagime të shumta edhe nga të tjerë, të cilat akuzuan ish-konkurrenten e “Për’puthen” se kishte gënjyer për pjesëmarrjen e saj në festival.

“Unë atë portalin nuk e gjej më. Ka portale që paguan. Kjo puna e ‘Sanremo’-s është thjesht në kokën e zonjushës, Antonela Berisha. ‘Sanremo’ është një qytezë, që e dha ai që shet byreqe, thotë jam në ‘Sanremo’. Mirëpo, pjesëmarrja në qytet nuk të bën pjesë të një spektakli”, u shpreh Koloreto Cukali.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme