Ky është moti për dy ditë ardhshme

07:18 | 11 Shkurt 2022
S D

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se edhe gjatë të premtes dhe shtunës do të vazhdojë mot i ngjashëm me atë të ditëve të kaluara të javës.

Në njoftimin e IHK-së është bërë e ditur se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 6-12 gradë Celsius.

“Situatë e ngjashme meteorologjike do të vazhdojë edhe për gjatë këtyre dy ditëve të parashikimit. Kjo si pasojë e masave anticiklonike që janë shtrirë ditëve të fundit mbi vendin tonë dhe përgjithësisht mbi Gadishullin e Ballkanit. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-12 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimit e lehtë deri mesatare”, ka njoftuar IHK-ja./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme