Gënjeu për pjesëmarrjen e saj në ‘Sanremo’, përgjigjet Antonela

23:56 | 10 Shkurt 2022
Trina Galanxhi

Disa javë më parë, ish-konkurrentja e “Per’puthen” dhe “Big Brother VIP Albania” Antonela Berisha ka njoftuar të gjithë përmes një ‘story’ në llogarinë e saj të “Instagram” që do të jetë pjesë e festivalit të “Sanremo”-s.

Teksa reagimet kanë qenë të shumta, disa persona e kanë akuzuar atë për mashtrim, duke thënë se lajmi është i pavërtetë.

Një ndër to ka qenë pikërisht Kryetari i Këshillit të Medias, Koloreto Cukali, i cili ka folur lidhur me pretendimet e Antonelës që ka qenë pjëse e festivalit italian, duke e hedhur poshtë lajmin.

Sipas tij, njoftimin e ka postuar vetëm një media italiane dhe më pas po i njëjti lajm është fshirë. Ai shtoi gjithashtu se ekzistonte vetëm një ‘screenshot’ nga një portal italian por që sot nuk është më.

“Unë atë portalin nuk e gjej më. Ka portale që paguan. Kjo puna e ‘Sanremo’-s është thjesht në kokën e zonjushës, Antonela Berisha. ‘Sanremo’ është një qytezë, që e dha ai që shet byreqe, thotë jam në ‘Sanremo’. Mirëpo, pjesëmarrja në qytet nuk të bën pjesë të një spektakli”, u shpreh ai.

Kështu, Antonela ka reaguar për këto aludime për mospjesëmarrjen e saj përmes një postimi në llogarinë e saj të “Instagram”. Ajo ka publikuar një ‘screenshot’ të fotovë të saj në celular, ku shkruan “Disa pjesë të punës timë në ‘Sanremo’ të papublikuara./javanews/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme