Presidenti i Turqisë, Rexhep Tayyip Erdogan, i cili doli të shtunën pozitiv për COVID-19, është shëruar teksa ka rezultuar negativ.
Erdogan falënderoi mjekët dhe gjithë personat që u lutën nga mbarë bota për shëndetin e tij dhe bashkëshortës së tij, njofton Klankosova.tv.
“Falë Zotit, testet që kemi bërë këto dy ditët e fundit kanë rezultuar negative. Dëshiroj të shpreh mirënjohjen time për vëllezërit dhe motrat e mia që na mbështetën me lutjet dhe mesazhet e tyre të bukura nga i gjithë vendi dhe bota gjatë këtij procesi”.
Mes tjerash, ai bëri të ditur se Zonja e Parë e Turqisë, Emina Erdogan, e cila gjithashtu rezultoi pozitive, ka ende simptoma të lehta të virusit.
Eşim Emine Erdoğan Hanımefendi de hamdolsun hastalığı çok hafif belirtilerle geçiriyor. İnşallah kendisinin de testlerinin kısa süre içinde negatif çıkmasını temenni ediyorum.
— Recep Tayyip Erdoğan (@RTErdogan) February 10, 2022
“Edhe gruaja ime, Emine Erdogan, vuan nga kjo sëmundje me simptoma shumë të lehta. Shpresoj që testet e saj të dalin negative së shpejti” ka thënë Erdogan në Twitter.
Plagosja në Vranjevc – arrestohet një person, i konfis...
Gjendet pa shenja jete një person në Shtërpcë
“Economic Times”: Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për...
“Komorani dhe Tirana”, Vullneti ngacmon Drilonin për Sarën
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për...
Nisma sot mban konventën për prezantimin e programit dhe kan...