Zëvendëskryeministri Bislimi priti sot në takim të Dërguarin Special të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Sir Stuart Peach dhe Ambasadorin e Britanisë në Kosovë, Nicholas Abbott
Angazhimi i Emisarit të Mbretërisë së Bashkuar, Sir Stuart Peach mirëpritet nga Qeveria e Republikës së Kosovës dhe si njohës i mirë i rajonit, jemi të sigurtë se Peach do kontribuojë pozitivisht në sigurinë rajonale dhe rritjen e bashkëpunimit mes vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Mbretëria e Bashkuar ka dhënë kontribut të rëndësishëm në progreset e proceseve demokratike në rajon, përfshi formësimin e demokracisë në Kosovë.
Gjithashtu zëvendëskryeministri Bislimi dhe Emisari i Mbretërisë së Bashkuar shprehën gatishmërinë për forcimin e mëtejshëm të lidhjeve mes dy vendeve, në fusha dhe sektorë të ndryshëm.
I dërguari Special i Mbretërisë së Bashkuar, Sir Stuart Peach shprehu gatishmërinë e tij në bashkëpunimin me autoritetet në Kosovë si dhe mbështetjen për procesin e dialogut dhe ndaj partnerëve të BE dhe SHBA.
Zëvendëskryeministri Bislimi ritheksoi parimet e rëndësishme të dialogut, duke treguar njëkohësisht se çfarë presim ne si shtet nga ky proces./arbresh.info/
Hetimi i brendshëm konstaton mangësitë në atentatin ndaj Tru...
Begaj në Ditën e Paqes: Bota është trazuar në mungesë të saj
Sulmuan fizikisht zyrtarët policorë, arrestohen tre persona ...
Sekuestrohen barna pa banderola me vlerë 1500 euro, arrestoh...
Serbia përgatit 500 trupa për ndërhyrje në veri, Shala: Nuk ...
PSG refuzon t’i paguajë shifrën marramendëse Mbappes