Një femër, e cila ka kërkuar të mbetet anonime, ka ngritur padi kundër Snoop Dogg dhe kolegut të tij, Donald Campbell (i njohur si Don ‘Magic’ Juan), për sulm seksual që pretendon se ka ndodhur para afro një dekade.
Akuzuesja që ka punuar me reperin në skenë si modele dhe valltare, padinë e ka ngritur në një gjykatë në Los Angeles duke pohuar se ishte keqtrajtuar seksualisht gjatë një koncerti që Snoop e kishte mbajtur në vitin 2013 në një lokal në Kaliforni.
Në bazë të fjalëve të saj, e gjitha ka ndodhur kur e kishte pranuar ofertën e Don ‘Magic’ Juan për ta dërguar me veturë në shtëpi. Atëherë, ai – kundër vullnetit të saj – e ka lidhur në rezidencën e tij dhe e ka detyruar të bëjë seks oral.
Më tej, ka vazhduar akuzuesja, me justifikimin se do të përparonte në karrierën e saj, kolegu i reperit e kishte bindur që të shkonte me të në studion ku Snoop Dogg po xhironte serialin e tij televiziv. Megjithatë, sipas saj, aty ndodhi i njëjti skenar si në shtëpinë e Donaldit, vetëm se tani ishte Snoop ai që e kishte sulmoi seksualisht balerinën – raporton Independent.
Në padinë e saj, femra e paidentifikuar ka deklaruar se ka mbetur në tualet “e poshtëruar, e tmerruar dhe e zënë nga paniku”, dhe si arsye pse nuk ka bërë padi më parë, ka thënë se ka pasur frikë për sigurinë e punës së saj, pasi kishte punuar për reperin me vite të tëra.
Snoop i ka hedhur poshtë akuzat duke thënë se është fjala për gënjeshtra, të cilat janë ngritur qëllimisht në prag të spektaklit të tij në Super Bowl të këtij viti.
Pamje nga veriu, pas shpërthimit në kanalin e ujit në Zubin ...
Rusia thotë se ka bombarduar forcat antiqeveritare në Siri
Vota e emigrantëve, kreu i KQZ: 30 ditë nuk mjaftojnë për po...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, KEK shpreson në sanimin e shpejtë...
Kryetari i Zubin Potokut: Shpërthimi në Ibër Lepenc nuk ka d...
Shpërthimet në veri, Haradinaj: Organet e sigurisë të bashkë...