Pronari i kompanisë për shërbime funeralesh “Ngushëllimi”, Blerim Nreci, thotë se nuk e di arsyen se pse u ngatërruan dy kufoma në Klinikën Infektive, derisa beson se ka mundur të ngatërrohet dokumentacioni për shkak se viktimat kanë vdekur në orë të përafërt.
“Iu shpreh ngushëllime familjeve dhe na vjen keq për situatën që ka ndodhur nga neglizhenca jonë dhe e institucioneve shëndetësore. Presim gjykatën që të japë përgjigjen e vetë. Rastet e viktimave në klinika kanë procedura që zgjasin rreth dy orë. Ora e vdekjes së dy viktimave ishte e përafërt dhe kërkojmë kufomën e rastit, por çka ka ndodhur me dokumentacion nuk e di”.
“Ne kemi marrë vesh edhe prej punëtorëve edhe nga klinika se ka ndodhur diçka me dokumente dhe po presim. Dy punëtorët i kam në paraburgim dhe presim derisa të bëhet zgjidhje. U kërkojmë falje shumë familjeve”.
Nreci, në Klan Kosovës, kërkoi që dy punëtorët e kompanisë së tij, që janë paraburgosur për këtë rast, të lirohen, teksa u kërkoi shumë falje familjeve.
“Tani nuk mund të jap përgjigje pasi rasti është nën hetim dhe të mos paragjykojmë. Punëtorët i kam në paraburgim dhe kërkojmë që të lirohen. Deri tani ne kemi menaxhuar bartjen e 3000 kufomave. Tani për tani nuk mund të flas se kush çfarë ka bërë, por si përgjegjës i kompanisë nuk jam informuar për këtë rivarrim. Njëherë ka pasur probleme me dokumentacion, tani s’di çka të them. Presim hetimet”.
Pronari i kësaj kompanie, që bën transportin e kufomave, tha se ky është rasti i parë i këtij lloji që iu ka ndodhur, derisa shton se nëse ka qenë gabim, atëherë pranimi i gabimit është diçka hyjnore.
LEXO EDHE
Horoskopi ditor – Çfarë kanë parashikuar yjet për shen...
Ish-presidenti i Perusë dënohet me 20 vjet burg për korrupsi...
“Flas me të çdo ditë” – Sahin flet për yllin e ri të Real Ma...
Moti sot në Shqipëri, temperaturat arrijnë deri në 28 gradë
Përurohet sot rruga “Nekibe Kelmendi” në Veternik
I dërguari amerikan arrin në Bejrut për bisedime me zyrtarët...