Lajçak dhe shefi i diplomacisë spanjolle diskutojnë për dialogun Kosovë-Serbi

18:59 | 10 Shkurt 2022
L G

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak ka takuar sot ministrin e Jashtëm të Spanjës, Jose Manuel Albares me të cilin ka diskutuar për dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe zhvillimet rajonale në Ballkanin Perëndimor.

“Shumë i lumtur që takohem me Ministrin e Jashtëm të Spanjës , Jose Manuel Albares sot në Bruksel. Diskutuam për Dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe zhvillimet rajonale në Ballkanin Perëndimor. Faleminderit për mbështetjen e Spanjës për punën time”, ka shkruar Lajçak në Twitter,

Ndryshe, Spanja është në mesin e pesë vendeve të BE-së që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

Të ngjashme