Pas rritjes së çmimit të energjisë elektrike dhe shportës esenciale çmimi i derivateve pas tre muajve ka zbritur për dy cent, raporton arbresh.info.
Në një Intervistë për arbresh.info, kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës Fadil Berjani, tha se në Kosovë pas tre muajve kemi zbritje të derivateve për dy cent.
Përkundër asaj që në tërë globin ka pasur rritje.
“Sa i përket çmimit të derivateve, janë shumë të larta për qytetaret tan, dihet gjendja ekonomike si është tek ne. Po derivatet e naftës janë duke u rritur në tërë globin botor dhe po reflekton edhe te ne. Këto çmime janë më të lartat në 20 vitet e fundit. Lajmi i mirë është se sot pas tre muajve kemi zbritje të çmimit për 2 cent”, tha Berjani.
Kosova mbetet me çmimet më të lira të derivateve në rajon.
Berjani tha se Kosova qëndron më së miri me çmimet më të lira.
“Kosova pa marr parasysh me gjendjen ekonomike çfarë e ka qytetarët janë duke u shërbye me çmime më të lira në regjion, më të lira se Shqipëria, Serbia, Mali i zi, Bosnja, ndërkaq Maqedonia veriore e ka benzinën me çmimin si ne po dizelin e ka ma të ultë si shkak i akcizës më të ultë për 22 cent. Çmimet sot sillen në Kosovë, dizeli 1.25 deri 1.30, benzina 1.27 deri 1.32. Ndërsa çmimet në Shqipëri janë dizeli 1.50 cent, benzina 1.56 cent”, tha Berjani.
Luhatja e çmimeve në tregun botëror padyshim që ka bërë të ulen prodhimet e organizatës më të madhe në treg OPEC.
E për këtë, Berjani tha se me ngritjen e prodhimit të kësaj kompanie do të ketë ulje në tregjet ndërkombëtare ku do të reflektohen edhe në Kosovë.
“Besoj që çmimet kanë fillua të ulen dhe organizata prodhuese OPEC ka filluar të ketë prodhim më të lart dhe shpresoj që ditët në vijim të ketë ulje në tregjet ndërkombëtare dhe do të reflektojnë edhe te ne në Kosovë”, deklaroi Berjani.
Berjani, tutje tha se me kthimin e Iranit në treg pas tri viteve sanksione ndikimi do vërehet.
“Mendimi im është që këtë javë do bijën pak, sepse një rikthim i Iranit në treg si prodhues mbas 3 vitesh sanksione do jetë diçka shumë ndikuese në prodhimin global dhe do të ketë rënie të çmimeve”, deklaroi Berjani.
Kujtojmë se, ligji i naftës ka kaluar pas 13 viteve në lexim të dytë./S.D/arbresh.info/
“Ishte vërtet e vështirë siç prisja të ishte”, deklarata e J...
Hamza nesër tubim në Zvicër: Pa diasporën, Kosova nuk do të ...
Trump emëroi 27-vjeçaren Karoline Leavitt si zëdhënëse të Sh...
Hoxha: Polici efektive në luftën ndaj krimit dhe e afërt me ...
Edi ka një kërkesë specifike ndaj Anisës
Drenusha vendos t’i “maltertojë” banorët e ngujuar në kafaz