Ish-ministri i jashtëm, Enver Hoxhaj ka ngushëlluar për vdekjen e Eduard Kukan, ish-ministër i jashtëm sllovak dhe deputet i Parlamentit Evropian.
Hoxhaj, përmes një statusi në facebook, ka thënë se Kukan ishte ndër miqtë e paktë në Kosovës në Sllovaki dhe ishte një mendje e ndritur e gjeopolitikës.
“Lajm i trishtë vdekja e Eduard Kukan, një mendje e ndritur e gjeopolitikës, një mik i Kosovës dhe Ballkanit dhe një evropian i vërtetë! Në krye të listës së miqve të mëdhenj, por shumë të paktë të Kosovës në Sllovaki, ishte Eduard Kukan! Çdoherë do e kujtoj dhe nderoj si të tillë! Ngushëllime familjes dhe miqve!”, ka shkruar Hoxhaj.
Kukan, ishte ministër i Jashtëm i vendit të tij nga viti 1998 deri në vitin 2006. Ai zuri vendin e tretë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2004./arbresh.info/
Rrahmani e Krasniqi startojnë nga minuta e parë ndaj Atletic...
Ish-udhëheqësit e UÇK-së, letër trupit gjykues: Ruani paansh...
Lewandowski në kërkim të golit të 100 në Ligën e Kampionëve
Trump ashpërson tonin dhe vendimet, rrit tarifat ndaj Kinës,...
“Jam shumë pishman që të kam dhënë mundësi”, Xheneta diskuto...
Kurti mori pjesë në akademinë përkujtimor dhe në ceremoninë ...