Google ADS

Agjenti i Botman ishte prezent në San Siro, sot pritet të takohet me zyrtarët e Milanit

12:40 | 10 Shkurt 2022
Lorik Gerbeshi

Nikkie Bruinenberg, një nga agjentët e Sven Botman, ishte i pranishëm mbrëmë në San Siro për ndeshien Milan-Lazio.

Një prani e vërtetuar nga një histori e publikuar në profilin e Instagramit. Po flitet që në orët në vijim të ketë një takim për atë që prej kohësh ka qenë synimi kryesor i Milanit për sezonin e ardhshëm, Sven Botman.

Qendërmbrojtësi holanden ka refuzuar zyrtarisht Newcastle United, por edhe Tottenhamin, vetëm t’i bashkohet armatës së Piolit, kështu që gjatë ditës edhe mund të finalizohet parakontrata ne agjentin e tij.

Te Lille ka një tjetër lohtarë që është pëlqyer gjithmonë nga kuqezinjtë, Renato Sanches, i cili është identifikuar si trashëgimtari perfekt i Kessiè që i ka skaduar kontrata.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme