Google ADS

Osmani: Mbretëria e Bashkuar është ndër aleatët tanë kryesorë

12:35 | 10 Shkurt 2022
Përparim Bublaku

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani,ka thënë se Britania e Madhe është ndër aleatët kryesorë të Kosovës.

Ajo këto komente i ka bërë pas takimit që ka zhvilluar me Sir Stuart Peach, të dërguarin special të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor.

“Mbretëria e Bashkuar është ndër aleatët tanë kryesor, me rol kyç në procesin e çlirimit, pavarësimit dhe shtetndërtimit të Kosovës. Prandaj sa më i madh roli i këtij shteti në proceset e rëndësishme të rajonit tonë, aq më të mëdha e më të dobishme do të jenë rezultatet për qytetarët tanë”, ka shkruar ajo në Facebook.

Peach gjatë ditës është takuar edhe me kryeministrin Albin Kurti, ndërsa para vizitës në Kosovë ka qenë në Serbi./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme