Google ADS

Barcelona ka gjithçka në dispozicion për të përfunduar transferimin e Erling Haaland

12:23 | 10 Shkurt 2022
Lorik Gerbeshi

Nuk është sekret që Barcelona po bën gjithçka që është e mundur për të siguruar transferimin e Erling Haaland në verë. Dhe që kjo të ndodhë, klubi katalanas thuhet se ka përgatitur një plan financiar që do t’i ndihmojë ata në blerjen e norvegjezit mjaft shpejt.

Sipas një raporti nga “SPORT”, pothuajse çdo klub më i mirë në të gjithë Evropën po konkurron për blerjen e Haaland, por ajo që e vendos Barçën në “pole position” është kuadri i tyre ekonomik që me siguri do të lehtësojë faturën e pagave të tyre pasi presin disa largime në afatin kalimtar të verës.

Thuhet se Xavi ia ka komunikuar personalishit dëshirën e tij për nënshkrimin e Haaland presidentit të klubit Joan Laporta pasi 42-vjeçari mendon se sulmuesi përshtatet në mënyrë të përkyer në skemën e tij të gjërave.

Ish-mesfushori beson se Haaland mund t ëjetë me të vërtetë katalizatori për të cilin klubi ka shumë nevojë. Ai pret që sulmuesi të ketë një ndikim të ngjashëm me atë të Ronaldinhos në të kaluarën.

Objektivi i drejtuesve të klubit katalanas është më i qartë se kurrë. Thuhet se drejtori i sportive, Mateu Alemany është i gatshëm të punojë sipas masterplanit të Xavit. Kjo në mënyrë efektive do të thotë që klubi nuk do të ndjekë lojtarë që Xavi mendon se janë të papërshtatshëm për projektiv./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme