Man United po konsideron Luis Enrique në listën e ngushtë të menaxherëve

11:37 | 10 Shkurt 2022
Lorik Gerbeshi

Luis Enrique është një nga kandidatët kryesorë për postin e trajnerit të Manchester United.

“Reds” planifikojnë të shpallin një menaxher të ri në fund të sezonit, por fillimisht ata do të shpresojnë se trajneri i përkoshëm, Ralf Ragnick mund ta futë skuadrën në top katërshe për të siguruaru pjesëmarrjen në Champions League për sezonin e ardhshëm.

Sipas “ESPN”, emri i fundit që i është shtuar listës së kandidatëve është Luis Enrique, bazuar në përvojën e dhënies së suksesit gjatë kohës së tij te Barcelona.

Por, suksesi i Enrique në “Camp Nou” erdhi në rrethana të ndryshme dhe do të duhej një sukses i plotfuqishëm për të përsëritur ato suksese me United ne Angli.

Ai ka reputacionin e trajnerit që luan futboll tërheqës, sulmues, por edhe dikë që imponon disiplimë.

Megjithatë, në Barcelonë ai kishte tre sulmuesit e famshëm, Lionel Messi, Neymar dhe Luis Suarez – të gjithë atë botë në kulmin e karrierës së tyre – ndërsa Xavi dhe Andres Iniesta sy dyshja më e mirë e mesfushës.

Problemi me Enrique qëndron se është viti kur mbahet Kupa e Botës me Spanjën dhe ai aktualisht është në krye të Spanjës, gjë që do të bënte gjithashtu interesant emërimin e tij sepse ai nuk fillon me David de Gean në portën e “Stuhisë së Kuqe”.

Raporte të tjera sugjerojnë se lojtarët e United duan Mauricio Pochettinon në krye ta bankës, ndërsa trajneri i Ajaxit, Erik ten Hag është gjithashtu i listuar sin ja kandidat potencial për të zëvendësuar Ragnick këtë verë./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme