Të gatuani si një pastiçeri: Muffins me çokollatë

10:30 | 10 Shkurt 2022
Trina Galanxhi

Kjo recetë përgatitet lehtë dhe ju bën të ndiheni kuzhinierë të zotë.

Për brumin:
1 vezë
125ml qumësht
1 lugë e mesme kafe
125ml vaj
100 gr sheqer
150gr miell
25gr pluhur kakao
Gjysmë qese pluhur pjekje
Gjysme luge e vogël sodë buke
40 gr çokollatë

Përgatitja:

Hidhni qumështin në një enë dhe shtoni kafenë, më pas përzieni që të shkrihet. Shtoni vajin dhe sheqerin dhe përzieni sërish. Shosh miellin së bashku me pluhurin e kakaos, pluhurin për pjekje dhe sodën e bukës. Rrihni një vezë të plotë, më pas gatuajeni duke shtuar miellin dhe çokollatën e grimcuar. Në një enë vendosni letër për pjekje dhe mbushni me brumin. Piqeni në furrë të parangrohur në 170 C për rreth 20 minuta./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme