Google ADS

Ndjenja e “profesionalizmit” lidhet me sjelljen joetike

10:22 | 10 Shkurt 2022
Trina Galanxhi

Punonjësit ose menaxherët që e shohin veten si profesionistë janë më të prekshëm ndaj sjelljeve joetike siç janë konfliktet e interesit, zbulon një studim i ri.

Sipas studimit, masat mbrojtëse nga paragjykimet kanë më shumë gjasa që të dështojnë tek njerëzit që kanë një vetë-koncept të lartë profesionalizmi”, transmeton portal arbresh.info

Në studimin e quajtur “Paradoksi i Profesionalizmit: Profesionalizmi rrit cenueshmërinë ndaj konflikteve të interesit”, botuar më 17 janar në revistën Academy of Management Perspectives”, thuhet se shumë këshillatër profesionalistë, si këshilltarë financiarë dhe mjekë, pretëndojnë se “profesionalizmi” i tyre i mbron ata nga konfliktet e interestit dhe korrupsionit.

“Sidoqoftë, një pjesë e madhe e kërkimeve të shkencave sociale tregon se shumë paragjykime nga konfliktet e interesave janë të paqëllimshme dhe të nënkuptuara, dhe pretendimet për profesionalizëm dhe integritet bëjnë pak për të mbrojtur kundër ndikimit të padëshiruar”, thotë autori i studimit Samuel Curtis Johnson.

Të hulumtim morrën pjesë 400 menaxherë që u pyetën se nëse do të pranon ose të refuzonin dhuratat që u ofrohen. Më tej, pjesëmarrësve iu kërkua të imagjinonin se kishin pranuar një dhuratë dhe të parashikonin ndikimin, nëse do të kishte, mbi ta.

Përpara shikimit të skenarëve, perceptimi i secilit të anketuar për profesionalizmin e tij u mat duke vlerësuar pikëpamjen e tyre personale për aftësinë e tyre për të qëndruar objektiv dhe për të vetërregulluar ndikimin e padëshiruar.

Studimi gjeti se edhe “profesionalistët” ndikohen nga dhurata specifike dhe kjo sipas autorit të studimit thotë se “këto rezultate të përgjithshme tregojnë se një ndjenjë e lartë e profesionalizmit me një kuptim të cekët të konceptit mund të çojë në pranim më të madh të konflikteve dhe potencialisht më shumë paragjykime”.

Profesionalizmi ka evoluar nga një tipar i profesioneve tradicionale, si mjekësia dhe drejtësia, në një koncept që përshkruan se si individët sillen në punë, thotë studimi.

Sipas studimit, koncepti i profesionalizmit mund të mësohet thellësisht në shkollat e biznesit.

“Menaxherët mund të angazhohen për edukimin dhe praktikën e vazhdueshme për të mbetur kompetentë dhe etikë”, thuhet në studim./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme