Sportistët më të mirë në botë, i kushtojnë rëndësi të madhe dietës së tyre.
Megjithatë, ka devijime që, nëse janë në sasi të arsyeshme, nuk ndikojnë në karrierën e tyre, transmeton portal arbresh.info
Mësoni se cilat janë dietat e tyre.
Roger Federer
Ai është një ndër sportistët që i kushton rëndësi të madhe ushtrimeve dhe ushqimit. Ai shumë shpesh ka deklaruar se pëlqen kuzhinën indiane, italiane dhe japonëze, por mbi të gjitha, ai pëlqen të hajë djath të shkrirë, fondue dhe raclette.
Fondue është një pjatë kombëtare zvicerane, një përzierje e dy deri tre djathrave të shkrirë që hahet nga një pjatë qeramike që qëndron e ngrohtë, ndërsa kubat e bukës zhyten në djathë. Raklet është gjithashtu një specialitet zviceran, është gjithashtu një djathë i përpunuar që hidhet mbi patate të ziera ose të pjekura.
Federer ka qenë vegjetarian në rininë e tij, ndërsa filloi të hante mish të kuq pasi iu përkushtua tenisit si gjimnazist.
Në intervista shpesh thekson se nuk i reziston dot akullores dhe çokollatës, por thotë se edhe pse nuk janë ushqimet më të shëndetshme, mund t’i përballojë në sasi të arsyeshme.
Cristiano Ronaldo
Portugezi, Cristiano Ronaldo, është një nga sportistët që dëshmon se sa ushqim dhe stërvitje duhen për një karrierë të mirë.
Ronaldo i kushton vëmendje maksimale dietës së tij dhe pjata e tij e preferuar është merluci i thatë. Ky specialitet portugez përgatitet nga merluci, vezë, qepë dhe patate të skuqura të copëtuara dhe një gamë e tërë erëzash.
Kjo pjatë është vërtetë e shijshme, duket e mrekullueshme në pjatë dhe falë merlucit dhe vezëve sjell shumë protein, minerale dhe përbërës tjerë cilësorë.
Edhe pse shumë do të reagojnë menjëherë negativisht për përmendjen e patateve të skuqura, duhet thënë se vetë Ronaldo di të thotë se një herë në javë i pëlqen të përballojë diçka që nuk i përket dietës ideale për sport.
Vezët, brokoli, patatet e ëmbla, quinoa, të gjitha ato gjëra të shëndetshme janë shpesh në menynë e tij, por ka edhe ditë që ai do të hajë diçka nga kategoria e ushqimeve të shpejta.
Usain Bolt
Rekordmeni botëror në 100 dhe 200 metra, Usain Bolt, është një adhurues fanatik i pjatave që përmbajnë mish pule.
Gjatë Lojërave Olimpike të Pekinit 2008, ku ai vendosi rekorde botërore në 100 dhe 200 metra dhe fitoi medaljen e artë në 4 × 100 metra, ai hante medaljone pulash çdo ditë, gjë që dietologët nuk e sugjerojnë shumë.
“Kështu kam ngrënë në Pekin, sepse ishte i vetmi ushqim që nuk më shkaktonte probleme me stomakun”, shkruan në librin e tij autobiografik “Njeriu më i shpejtë në botë”./arbresh.info/
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...