Gjermania ka dëbuar vitin e kaluar në vendet e origjinës pak më shumë njerëz, se vitin e parë të pandemisë COVID-19, por dukshëm më pak se vitet e kaluara. Shumica e dëbimeve të emigrantëve janë kryer me Gjeorgjinë dhe Shqipërinë.
Ministria gjermane e Punëve të Brendshme ka bërë të ditur se vitin e kaluar janë kryer rreth 11,982 dëbime nga vendi, më shumë se vitin e kaluar që ishte 10,800 persona, kur trafiku ndërkombëtar ajror ishte më i prekur nga kufizimet e pandemisë, por shumë më pak se vitet e kaluara.
Për krahasim, në vitin 2019, Gjermania dëboi 22,100 persona.
Sipas njoftimit, shumica e dëbimeve janë kryer me Gjeorgjinë dhe Shqipërinë. 1,116 vetë janë dëbuar në Gjeorgji dhe 908 vetë në Shqipëri.
Edhe në Kosovë e Turqi ka pasur dëbime. Rreth 400 vetë janë dëbuar në këto dy vende vitin e kaluar. Te vendet e destinacionit për dëbime edhe vitin e kaluar u renditën Serbia, Pakistani, Moldavia dhe Rumania.
Gjermania prej vitesh nuk dëbon më njerëz në Siri, nga vera e kaluar u ndalën dëbimet në Afganistan, por vitin e kaluar në 470 raste u dëbuan qytetarë me origjinë nga Siria e pa të drejtë qëndrimi në vend, veçse jo në Siri. Qeveria gjermane ka bërë të ditur, se kthimi i tyre në vendin e origjinës kryhet vetëm vullnetarisht.
Ofensivë kthimesh
Në marrëveshjen e koalicionit të Qeverisë gjermane të përbërë nga socialdemokratët, Të Gjelbrit dhe liberalët, thuhet se “ne fillojmë një ofensivë të kthimeve, për të zbatuar me konsekuencë largimin nga Gjermania, veçanërisht dëbimin e kriminelëve dhe personave të rrezikshëm”.
Sipas vullnetit të partive të koalicionit duhet që me vendet e origjinës të nënshkruhen marrëveshje migracioni ne vende të rëndësishme origjine.
Qeveria gjermane planifikon të ketë edhe një të ngarkuar për këtë, por ende nuk është vendosur se në cilën ministri do të vendoset ky post. /DW/
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...