Kuvendi i Maqedonisë së Veriut në seancën e sotme plenare në rend dite ka ndryshimet në Ligjin për pagën minimale, me të cilën do të rritet nga 15.200 në 18.000 denarë.
Dy ditë më parë pasi kaluan amendamentet në seancën e qeverisë, kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi dje ka pranuar amendamentet, me të cilat ka plotësuar rendin e ditës për seancën e caktuar për sot.
Nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë thonë se presin që deputetët njëzëri të mbështesin rritjen e pagës minimale prej 18.000 denarëve.
Marrëveshja për rritjen e pagës minimale është arritur të hënën, pas bisedimeve disaditore mes LSM-së, Qeverisë dhe Organizatës së Punëdhënësve. Sipas marrëveshjes, punëdhënësit do të rrisin pagën minimale, ndërsa shteti do të ndihmojë duke subvencionuar mbulimin e shpenzimeve për kontributet e punëtorëve./Telegrafi/
Victoria Beckham zbulon arsyen pse nuk buzëqesh kurrë në fot...
Rusia sulmon me një numër rekord dronësh 17 rajone të Ukrain...
“Ishalla nuk shymesh tash ti”, i thotë Xheneta-Drilonit
Nura e zëvendëskomandanti i KFOR-it flasin për situatën aktu...
Izraeli e bombardon Bejrutin, teksa liderët e tij pritet të ...
Anisa e ashpër ndaj Gjestit dhe Leos, pasi ky i fundit ia vo...