Në Kartepe të Kocaelit, e cila është qendër e rëndësishme e skijimit në Turqi, teleferiku ka dështuar të punojë mbi 1 orë.
Disa prej qytetarëve, të cilët nuk e duruan dot të ftohtin për shkak se defekti nuk u rregullua menjëherë, kanë shpëtuar duke u hedhur nga teleferiku.
Pas 1 ore problemi është rregulluar dhe qytetarët e tjerë të bllokuar kanë shpëtuar, raporton t24.
Një prej qytetarëve ka regjistruar momentin e bllokimit në ajër dhe ka treguar se ishin ngrirë nga i ftohti.
“Teleferiku nuk funksionoi për 1 orë. Tashmë jemi ngrirë. Njerëzit kanë filluar të hidheshin. Jemi në gjendje shumë të keqe. Së shpejti do të kemi hipotermi”, tha ai.
Ndryshe, autoritetet turke kanë filluar tashmë hetimet rreth rastit ndërsa asnjë prej qytetarëve nuk është lënduar.
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...