Ngjarjet e ditës për sot në Kosovë

07:00 | 10 Shkurt 2022
S D

09:00

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, i cili po qëndron për një vizitë zyrtare në Shqipëri, do të pritet në takim nga kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla. (Ndërtesa e Kuvendit të Shqipërisë, Tiranë)

11:00
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim të dërguarin special të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach. Mediet mund të marrin pamje në fillim të takimit. (Zyra e Presidentes)

11:00
Promovohet libri “Epitafet në gjuhën osmane – deshifrimi dhe përkthimi i tyre”, regjioni i Anamoravës, i autorit Dr. Selim Selimi. (Teatri i Qytetit, Gjilan)

17:30
“ETEA” organizon dialog socio-kulturor – Nature vs. Nurture – Çka e përcakton mësimnxënien? (Qendra “Libart”, brenda objektit të bibliotekës “Hivzi Sulejmani” në lagjen “Dardania”, Prishtinë)

10:00
Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu mban konferencë për shtyp ku tema kryesore do të jetë: Dr. Enver Hoxha mjeku i parë që ka bërë patentimin në lëminë e mjeksisë në Kosovë. Patentimi i produktit është bërë në Gjermani.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme