Elgit Doda rrëfen se çfarë i tha Trixës pas daljes nga Big Brother VIP

01:29 | 10 Shkurt 2022
Trina Galanxhi

Elgit Doda ishte i ftuari sontëm në emisionin ‘Goca dhe gra’.Ai ka folur për shumë gjëra, por mbi të gjitha për befasinë që i bëri Donaldit.Ai kishte interpretuar këngë ‘Ku je’, teksa Donaldi po e puthte Trixën.

Gjithashtu Elgiti u pyet edhe për Trixën.Elgiti sqaroi se nuk e ka takuar Trixën pas daljes së saj nga shtëpia e Big Brother VIP, por që i ka shkruajtur për t’i dhënë mbështetje rreth pjesës kur ajo gjykohej nga njerëzit.‘Jo nuk jemi takuar, kemi fol, por jo s’jemi takuar. Thjesht i kam dhënë kurajo për pjesën se çfarë thonë njerëzit. Njerëzit atë kanë forcë më të madhe, telefonin dhe tastierën e PC. Kështu që mos u shqetëso për asnjëlloj gjëje. Nëse ti je OK gjithçka është OK’, tha Elgiti.

Beatrixa pas daljes nga BBV-ja nuk ishte shfaqur në asnjë intervistë televizive për dhjetë ditë./blic/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme