Ndryshimi i asaj që hani mund të shtojë deri në 13 vjet në jetën tuaj, sipas një studimi të fundit.
Studimi krijoi një model të asaj që mund të ndodhë me jetëgjatësinë e një burri ose një gruaje nëse ata zëvendësojnë një “dietë tipike perëndimore” të fokusuar në mishin e kuq dhe ushqimet e përpunuara me një “dietë të optimizuar” të fokusuar në ngrënien e më pak mishit të kuq dhe të përpunuar dhe më shumë fruta dhe perime. , bishtajore, drithëra dhe arra, transmeton portal arbresh.info
Nëse një grua fillon të hajë një dietë optimal në moshën 20 vjeçare ajo mund të rrisë jetëgjatësinë e saj me pak më shumë se 10 vjet, sipas studimit të botuar të martën në revistën PLOS Medicine, ndërsa nëse një burrë ha dietë të shëndetshme që nga e njejta moshë, ai mund t’i zgjasë jetën për 13 vjet.
Përqendrimi në një dietë më të shëndetshme gjithashtu mund të zgjasë jetën e të moshuarve, tha studimi. Duke filluar në moshën 60 vjeç, një grua mund të rrisë jetëgjatësinë e saj me tetë vjet. Meshkujt që fillojnë një dietë më të shëndetshme në moshën 60-vjeçare mund të shtojnë gati nëntë vjet në jetën e tyre.
“Nocioni se përmisimi i cilësisë së dietës do të zvogëlojë rrezikun e sëmundjeve kronike dhe vdekjes së parakohshme është i vendosur prej kohësh”, tha Dr. David Katz, specialist për mënyrën e të ushqyerit.
Për të modeluar ndikimin e ardhshëm të ndryshimit të dietës së një personi, studiuesit nga Norvegjia përdorën meta-analizat ekzistuese dhe të dhënat nga studimi i Barrës Globale të Sëmundjeve, një bazë të dhënash që gjurmon 286 shkaqe vdekjesh, 369 sëmundje dhe lëndime dhe 87 faktorë rreziku në 204 vende anembanë botës.
Sipas studimit u gjet se jeta zgjatej më shumë nëse një person konsumon bishtanjore, fasule, bizele dhe thjerrëza, poashtu në listë u shfaqen edhe drithërat e plota, përfshirë edhe arrat, bajamet dhe fëstekët.
Mund të tingëllojë e thjeshtë të shtoni më shumë bimë dhe drithëra në dietën tuaj, por statistikat tregojnë se amerikanët luftojnë për ta bërë këtë. Një raport i ri nga Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve zbuloi se pak amerikanë hanë fruta dhe perime.
Studimi i CDC zbuloi se vetëm 12% e të rriturve konsumojnë 1½ deri në 2 gota fruta çdo ditë, e cila është sasia e rekomanduar nga Udhëzimet Federale të Ushqimit për Amerikanët. Vetëm 10% e amerikanëve hanë 2 deri në 3 gota të rekomanduara me perime çdo ditë, duke përfshirë bishtajore.
Ngrënia e më pak e mishit të kuq dhe të përpunuar si proshuta, sallami dhe mishrat e konservuara lidhet gjithashtu me jetëgjatësinë.
Mishi i kuq dhe i përpunuar janë lidhur me rreziqe të rëndësishme shëndetësore, duke përfshirë sëmundjet koronare të zemrës dhe kancerin e zorrëve.
Sipas OBSH-së, ka prova që tregojnë se mishi i përpunuar mund të shkaktojë kancerin e zorrëve.
Sipas shumë studimeve, dieta mesdhetare është ideale për jetëgjatësi, pasi përmban shumë perime dhe vaj ulliri extra të virgjër.
Një mënyrë e thjeshtë që të filloni të hani në mënyrën mesdhetare është të gatuani një vakt çdo javë bazuar në fasule, drithëra dhe perime, duke përdorur barishte dhe erëza. /arbresh.info/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...