Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë deklaruar sot se Rusia po vazhdon të dërgojë forca ushtarake në kufi me Ukrainën, në një kohë kur Franca tha se ka marrë një premtim nga Kremlini se nuk do të ketë “përshkallëzim të mëtejshëm të situatës”.
“Ne vazhdojmë të vërejmë, duke përfshirë 24 orët e fundit, se kapacitete shtesë po mbërrijnë nga rajone të tjera të Rusisë drejt kufirit me Ukrainën dhe Bjellorusinë”, tha para gazetarëve, zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby, transmeton portal arbresh.info
“Nuk do të japim shifra konkrete, por prania e forcave ushtarake është duke u rritur”, tha ai, duke shtuar se në kufi me Ukrainën janë të pranishëm më shumë se 100 mijë ushtarë rusë.
Ai tha se kishte gjithashtu shenja se grupe të tjera taktike ishin në rrugë.
“Presidenti rus Vladimir Putin po vazhdon të forcojë aftësitë e tij ushtarake”, tha Kirby.
Kirby përsëriti se Shtetet e Bashkuara nuk kanë ndërmend të kryejnë asnjë operacion në Ukrainë që nuk është anëtare e NATO-s, ndërsa 3000 ushtarët e parë amerikanë u dërguan për të “inkurajuar” aleatët në krahun lindor të NATO-s dhe filluan të vendosen në Poloni dhe Rumani.
Sipas tij, ato forca mund të marrin pjesë në operacionet ndihmëse nëse qytetarët amerikanë që jetojnë në Ukrainë duhet të lëvizin në rast të pushtimit rus./AP/arbresh.info/
Mickoski: Kushdo që hap një temë për çështje identitare nuk ...
Begaj pret ministrin Sikorskin: Vazhdim i mbështetjes për in...
Interi konfirmon lëndimin e Barellas – zbulohet se sa do të ...
Bislimi: Synojmë që të digjitalizojmë mbi 100 shërbime të re...
Trupat britanike mund të vendosen në Ukrainë për të trajnuar...
Sarës dhe Drilonit i vjen një dron, ata përqafohen