Google ADS

Nikollovski: Sa më parë dëshirojmë zgjedhje parlamentare

23:46 | 9 Shkurt 2022
L G

Aleksandar Nikollovski nga OBRM-PDUKM,  ka deklaruar se qëllimi i tyre është që të ketë sa më shpejtë zgjedhje të reja parlamentare.

Ai tha se me procesin e publikimit të “bombave”, dëshirojnë të tregojnë se një ditë që kalon është një ditë e humbur për shtetin.

“Nëse nuk pajtohen ne do t’i shfrytëzojmë mjetet tona demokratike për të arritur deri tek zgjedhjet e parakohshme parlamentare”, u shpreh Aleksandar Nikollovski në emisioni debativ në TV Shenja.

Aleksandar Nikollovski tha se pushteti po ikë nga zgjedhjet dhe po shpik tema të ndryshme.

“Ne nga opozita hoqëm dorë nga 100 ditë teknike, kjo i bie se nuk dëshirojmë ministër të punëve të brendshme dhe të punës dhe politikës sociale. Ja le t’i organizoje Spasovski zgjedhjet. Sa i përket Kodit Zgjedhor, mendimi jonë është se ky model është i mirë, nëse ndryshon ne kemi thënë se jemi model të shumicës me një rreth, askush nuk po e pranon atë, ngase e dinë se OBRM-PDUKM do të ketë epërsi, dhe ne themi, jemi të gatshëm për një njësi zgjedhor por që ta ulim numrin e deputetëve nga 120 në 90, pse të shpenzojmë para, ajde ta ulim numrin në 90, pse të mos kursejmë, dhe shohim se ikin nga kjo”, tha Nikollovski.

Të ngjashme