Ish-kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati ka reaguar pasi kryetari aktual, Kadri Rahimaj tha se arrestimi i tre zyrtarëve të kësaj komune dhe një pronari të një kompanie ka të bëjë me qeverisjen e PSD-së.
Kastrati përmes një postimi në Facebook tha se vitin e kaluar zyrtarët e komunës kanë dorëzuar kallëzim penal, shkruan arbresh.info.
“Zyrtarët e Komunës së Kamenicës kanë dorëzuar kallzimin penal vitin e kaluar i cili është i bashkëngjitur më poshtë. Përpjekja për të siguruar mallin ka qenë e vazhdueshme dhe e evidentuar. Ky është një gabim procedural nga zyrtarët e arrestuar por i cili u bë me qëllimin e vetëm — të mirën publike. Ata vet e kanë denoncuar rastin. Unë u kam besuar plotësisht dhe vazhdoj t’u besoj. Një vepër penale e keqpërdorimit të detyrës zyrtare kryhet vetëm me dashje të përfitimit a pasurimit personal. Në rastin konkret, dashja e vetme e zyrtarëve të komunës ishte që mjetet të mos përfundojnë si suficit, por të shfrytëzohen për shkollat e Kamenicës”, shkruan Kastrati në Facebook.
Ai tha se ‘arrestimi i tyre në ditën e kallëzimit penal të bërë nga qeverisja e Vetëvendosjes, pavarësisht se një kallëzim penal për këtë mashtrim ishte bërë muaj më parë nga vet zyrtarët, është qartësisht veprim si pasojë e ndikimit politik’.
“Shpifjet dhe manipulimet e Kadri Rahimajt janë të papranueshme dhe dashakëqija të cilat eksploatojnë një fatkeqësi për përfitime politike. Qeverisjen e dobët të Vetëvendosjes nuk e kompenzon përndjekja, damkosja dhe marrja e meritave për një rast që qëllimin e vetëm e ka pasur të mirën publike”, tha Kastrati
Kastrati tha se beson në pafajësinë e tre kolegëve të arrestuar.
“Unë besoj fuqishëm në pafajësinë e tre kolegëve të arrestuar dhe i bëj thirrje gjykatës ta trajtoj këtë rast drejt dhe të mos ndikohet nga politika”, shkruan ai.
Ndryshe, gjatë ditës së sotme Policia e Kosovës përmes një aksioni të zhvilluar në rajonin e Gjilanit dhe të Kamenicës, kanë arrestuar katër persona.
Tre personat e arrestuar janë persona zyrtarë, ndërsa i katërti është pronar i një kompanie.
Katër personat janë të dyshuar për veprat penale si: Keqpërdorim i Pozitës zyrtare dhe Keqpërdorim dhe mashtrim në Prokurim Publik.
“Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, konkretisht Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Korrupsionit në Gjilan, ka zhvilluar hetime lidhur me një tender furnizimi për shkolla në Kamenicë, ku të dyshuar ishin komisioni vlerësues i Komunës dhe pronari i një kompanie, të cilët dyshohej se kanë mashtruar me një procedurë tenderuese për një tender me vlerë prej mbi 35 mijë euro”, thuhej në njoftimin e policisë./arbresh.info/
LEXO EDHE
Akuzohet për vrasje, “Kobra”: Nuk ndihem fajtor
Me pranga në duar e me 4 avokatë në mbrojtje, “Kobra...
Dita e Alfabetit Shqip, Begaj: Gjuha e shqiponjave do të mbi...
Hyrja e “lirshme” e drogës në burgjet e Kosovës, për tre vje...
Pacolli udhëton me tren: Moment qetësie larg zhurmës së përd...
Intervista e Ronaldo-s me MrBeast-in po thyen rekorde, 17 mi...