Shkëncëtarët izraelitë kanë deklaruar se kanë gjetur dallime të habitshme mbi rrezikun për t’u infektuar me Covid-19, pasi krahasuan pacientët që kishin nivele të mjaftueshme të vitaminës D në krahasim me ata që nuk kishin.
Studimi i publikuar në Plos One ka gjetur se rreth gjysma e njerëzve që kishin mungesë të vitaminës D, ishin prekur nga sëmundje të rënda përpara se të infektoheshin me Covid-10, krahasuar me më pas se 10 përqind të njerëzve që kishin nivele të mjaftueshme të kësaj vitamine.
Vitamina D është jetike për shëndetin e eshtrave, por roli i saj në mbrojtjen kundër Covid-19 është më pak i njohur.
Studimi i fundit është i pari që shqyrton nivelet e vitaminës D tek individët përpara se të infektoheshin me Covid 19, thanë autorët e studimit.
Dr. Amiel Dror, autori i studimit dhe një mjek në Qendrën Mjekësore Galileo tha se “kemi gjetur ndryshimet që përjetonin personat me mungesë të vitaminës D”.
Studimi është kryer në Izrael, në Qendrën Mjeksore Galileu, ndërsa janë vëzhguar 523 njerëz mes muajit prill 2020 dhe shkurt 2021, përpara se të shfaqej varianti ngjitës Omicron.
Dr. Dror tha se gjetjet sugjerojnë se vitamina D ndihmon në rritjen e sistemit imunitar për t’u përballur me viruset që sulmojnë sistemin e frymëmarrjes.
Studimi nuk thotë se vitamina D mbron nga koronavirusi dhe nuk është se jep një dritë jeshile për shmangien e vaskinave dhe marrjen e vitaminave.
Sipas Agjencisë Britanike të Sigurisë Shëndetësore, vaksinat reduktojnë rrezikun e shtrimit në spital deri në 90 përqind.
Shumica e vitaminës D vjen nga ekspozimi i drejtpërdrejtë i lëkurës ndaj rrezeve të diellit. Kjo vitaminë gjendjet edhe në ushqime të tilla si vaji i peshkut, kërpudhat dhe e verdha e vezës./arbresh.info/
Të hënën mblidhet Kryesia e Kuvendit
Prokuroria në Prishtinë ngriti 121 aktakuza ndaj 126 persona...
Era e fortë shkakton dëme në Durrës, palma bie në mes të tro...
Parandalohet edhe një rast i kontrabandës me mallra
Vengu në Pentagon: Biseduam për financimin e kapaciteteve të...
Çfarë duhet të dinin për Islandën – kundërshtarin e Kosovës ...