Rreth orës 20:00 të së mërkurës, një dridhje toke ka goditur Italinë.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, lëkundjet u ndjenë në veri të vendit rreth 25 kilometra nga Moderna dhe 10 kilometra nga Carpi Centro.
Siç është bërë e ditur, tërmeti ka qenë me magnitudë 4.8 ballë të shkallës Rihter.
Sipas EMSC, epiqendra e tërmetit ishte në një thellësi prej 15 kilometrash.
#Earthquake 25 km NW of #Modena (#Italy) 9 min ago (local time 19:55:13). Colored dots represent local shaking & damage reported by eyewitnesses. Share your experience:
?https://t.co/LBaVNedgF9
?https://t.co/otIizqgvys pic.twitter.com/sd45hMc81w— EMSC (@LastQuake) February 9, 2022
Deri më tani nuk ka informacione për dëme materiale apo nëse ka të lënduar.
Veç kësaj, rreth orës 21:00 ka ndodhur një tjetër tërmet.
Sipas informacioneve të para nga EMSC, magnituda është 4.9 ballë.
Shumë qytetarë u shfaqen menjëherë në rrjetet sociale dhe raportuan se e ndjenë fuqinë e tërmetit.
“Fillimisht ndjeva një zhurmë të shurdhër, e më pas një dridhje e fortë që më lëvizi edhe shtratin”, ka shkruar një qytetar.
SBASHK të hënën dorëzon nënshkrimet për Projektligjin për sk...
Kurti dhe Gërvalla takojnë në New York, Kardinalin Pietro Pa...
Rodri do t’i nënshtrohet një operimi në gju javën e ardhshme
Krasniqi për Ilmi Ilazin: Ishte shembull i përkushtimit dhe ...
Hezbollahu konfirmon vrasjen e liderit Hassan Nasrallah
Kuvendi i Malishevës miraton projekt buxhetin për vitin 2025