Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli priti sot në takim Ambasadorin e ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey M. Hovenier.
Gjatë këtij takimi, ministrja Rizvanolli i uroi mirëseardhje Ambasadorit dhe e përgëzoi atë për detyrën e re të cilën ka marrë përsipër, shkruan arbresh.info.
Rizvanolli dhe Ambasadori Hovenier kanë biseduar rreth objektivave të Ministrisë së Ekonomisë me theks të veçantë në sektorin e energjisë, si dhe bashkëpunimin mes Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në këtë sektor.
Ambasadori Hovenier shprehi vullnetin e SHBA-ve për të vazhduar mbështetjen për Republikën e Kosovës në zhvillimin e këtij sektori.
Në fund, Ministrja Rizvanolli ka falënderuar Ambasadorin Hovenier për mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në këtë sektor që nga marrja e mandatit, e veçanërisht në hartimin e Strategjisë së Energjisë 2022 – 2031, përfshirë këtu edhe kontributin nga ana e agjencive shtetërore dhe organizatave të SHBA-ve të cilat funksionojnë në Kosovë./arbresh.info/
Audi sfidon konkurrencën – njofton vetura më të shtrenjta dh...
Vendos goli i Conceicaos, Juventusi triumfon derbin e Italis...
Shtatë arsye pse duhet të nisni mëngjesin me banane
Qeshni më pak për të mos u dukur të vjetër
Volkswagen po vjen me një model të ri elektrik të përballues...
Pse ngjyra e zezë tërheqë më shumë rreze të diellit?