Policia e Kosovës përmes një aksioni të zhvilluar në rajonin e Gjilanit dhe të Kamenicës, kanë arrestuar katër persona.
Policia e Kosovës për arbresh.info ka bërë të ditur se tre personat e arrestuar janë persona zyrtarë, ndërsa i katërti është pronar i një kompanie.
Katër personat janë të dyshuar për veprat penale si: Keqpërdorim i Pozitës zyrtare dhe Keqpërdorim dhe mashtrim në Prokurim Publik.
Lajmin për arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.
“Mund të ju konfirmoj se 4 persona janë arrestuar sot ne rajonin e Gjilanit, në Kamenicë, nga Policia e Kosovës, nën dyshimin për vepra penale: Keqpërdorim i Pozitës zyrtare dhe Keqpërdorim dhe Mashtrim në Prokurim Publik, ndërsa për detaje tjera do të njoftoheni përmes komunikatës për media”, ka thënë Hoxha.
Ndërsa në komunikatën e lëshuar nga zyra për media e Policisë së Kosovës mësohet shuma të mëdha parash, ku dyshohen se kanë mashtruar me një procedurë tenderuese për një tender me vlerë mbi 55 mijë euro.
Komunikata e plotë:
“Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, konkretisht Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Korrupsionit në Gjilan, ka zhvilluar hetime lidhur me një tender furnizimi për shkolla në Kamenicë, ku të dyshuar ishin komisioni vlerësues i Komunës dhe pronari i një kompanie, të cilët dyshohej se kanë mashtruar me një procedurë tenderuese për një tender me vlerë prej mbi 35 mijë euro” – shkruhet në komunikatë, përcjell arbresh.info.
Gjatë hetimeve janë siguruar dëshmi relevante se komisioni prej tre (3) anëtareve kanë nënshkruar raportin e pranimit të mallit, pa ardhur malli, duke dëmtuar buxhetin e komunës, e duke i mundësuar operatorit ekonomik përfitim të kundërligjshëm për shumën e lartcekur.
Me këto veprime të dyshuarit me iniciale P.J., I.Z. dhe F.D, dyshohet se kanë kryer veprën penale ,”Keqpërdorim i Pozitës apo autoritetit zyrtare”, ndërsa i dyshuari me iniciale A.K, pronar i kompanisë dyshohet se ka përfituar në mënyrë të kundërligjshme në vlerë mbi 35 mijë €uro, për tenderin në fjalë, pasi që i njëjti nuk i është përmbajtur kontratës dhe deri tani nuk ka bërë furnizimin me mall, me çka dyshohet se ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi dhe Mashtrimi në Prokurim Publik”.
“Sot në cilësinë e të dyshuarave janë intervistuar pronari i kompanisë dhe tre anëtaret e komisionit të përmendur më lartë me iniciale, në prezencën e avokateve sipas detyrës zyrtare dhe pas përfundimit të intervistave katër të dyshuarit, me Aktvendim të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë për proceduar të mëtejme.” /arbresh.info/
Katari pezullon rolin ndërmjetësues për luftën në Gazë
Burimi planifikon që pas BBVK të punojë kamarier
PSG merr një fitore solide në udhëtim ndaj Angers
Las Vegasi mbulohet nga bora, qytetarët thonë se nuk kanë pa...
NATO i përgjigjet vendosjes së trupave të Koresë së Veriut n...
“T’ua humbim buxhetin djemve”, Gresa ia tregon planin Sarës