Sonte nga ora 20:00 është super përballja mes Pejës dhe Sigal Prishtinës, apo ‘El Clasico’ e basketbollit të Kosovës.
Takimet mes këtyre dy skuadrave gjithmonë kanë qenë interesante, duke marrë parasysh rivalitetin mes skuadrave më të trofeshme në vendin tonë dhe kështu pritet të jetë edhe të mërkurën në mbrëmje, përcjell arbresh.info.
Në këtë edicion janë përballur tri herë në elitë, ku dy herë fitore shënuan pejanët 83:90 dhe 93:101 dhe një herë prishtinasit 86:93. Të gjitha fitoret i shënuan si mysafir ndaj njëra-tjetrës.
Përballjet në Kupë rritin adrenalinën, andaj pritet një sfidë shumë e bukur në Pejë.
Bardhekaltrit janë fitues aktualë të Kupës, kurse verdhezinjtë shpresojnë ta fitojnë, pasi organizohet në qytetin e tyre dhe për nder të Agim Llukës, i cili ka dhunë shumë për basketbollin pejan.
Kombëtarja e Kosovës nis përgatitjet për miqësoret ndaj Esto...
Për çfarë Sara po e akuzon Gjestin se i mori?
Kearns, Vuçiqit: Mohimi është vazhdimësi e krimeve, ajo që f...
Leverkuseni i Xhakës synon vetëm fitore ndaj Salzburg
Aktivistët e LVV-së në Mitrovicë me pankarta ku “kërko...
LVV: Kontratat njëburimore janë vetëm propagandë e opozitës