Gjatë 24 orëve u vaksinuan 1.300 qytetarë kundër Covid-19

15:49 | 9 Shkurt 2022
Fjolla Bajraktari

Ministria e Shëndetësisë, ka njoftuar sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës se vetëm në 24 orët e fundit janë dhënë mbi 1.300 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Nga fillimi i vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.796.305 doza të vaksinës ku ndër to 809.228 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë ndërsa 90.619 me doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Gjithsej nga 6.767 testime që janë bëre së fundi 1.140 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar me 5 raste të vdekjes. Ndërsa sot janë shënuar 3.624 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 198.645 Personat që janë të prekur me COVID-19 Në total numri i rasteve aktive është 18.506./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme