Google ADS

Abdixhiku kërkon mbështetje nga deputeti austriak për integrimin e Kosovës në BE

15:33 | 9 Shkurt 2022
V. S.

Kryetari i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku ka takuar sot deputetin austriak në Parlamentin Evropian nga radhët e EPP-së, Christian Sagart.

Gjatë këtij takimi, Abdixhiku kërkoj nga mbështetje për proceset integrues të Kosovës.

Postimi i plotë:

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka pritur në takim deputetin austriak në Parlamentin Evropian nga radhët e EPP-së, z. Christian Sagart dhe drejtorin e Fondacionit KAS për Kosovë, z. Daniel Braun.

Gjatë këtij takimi u diskutua për zhvillimet politike në vend, opozitarizmin konstruktiv të LDK-së si dhe për procesin reformues brenda partiak.

Kryetari Abdixhiku vlerësoi mbështetjen që Austria i ka dhënë Kosovës në proceset e rëndësishme, ndërkaq kërkoi nga z. Sagart që të ushtrojë ndikimin e tij në Parlamentin Evropian për proceset integruese të vendit tonë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme