Krasniqi: Edhe votuesit e Kurtit po kërkojnë me ikë nga vendi

11:51 | 9 Shkurt 2022
V. S.

Ka filluar seanca e jashtëzakonshme e thirrur nga 40 deputetët e opozitës për vendimin e ZRrE-së për rritjen e çmimit.

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka ngritur shqetësim për këtë situatë teksa shton se ZRrE është vënë në shërbim të Qeverisë Kurti.

Në fillim të fjalimit të tij Krasniqi tha se deputetët e pushtetit e kanë braktis sallën e Kuvendit, ashtu siç i kanë braktisur qytetarët.

“Siç i kanë braktis qytetarët e Kosovës, e braktisën edhe këtë sallë të Kuvendit aty ku këta qytetarë i kanë sjellë që t’i përfaqësojnë. E kanë vështirësu jetën e çdo familje, por edhe Qeveria ikë nga përgjegjësia siç i kemi pa që kanë ikë nga përgjegjësia nga dita që e kanë marrë mandatin me qeveris këtë vend”, u shpreh Krasniqi./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme