Pse Icardi e mbylli profilin e tij në Instagram? Për “arsye personale”. Të paktën kështu është deklaruar nga avokatja e i familjes.
Madje, pas zhdukjes së tij nga rrjetet sociale, Maurito është rishfaqur vetëm në disa video të postuara nga Wanda dhe për momentin profili i tij është ende i çaktivizuar.
Por për të dhënë informacione të mëtejshme mendoi papritur vetë Wanda, duke përfituar nga pyetja e një ndjekësi shumë kurioz. Pas një “live direkt”, gruaja e ish-kapitenit të Interit iu përkushtua kurioziteteve të fansave të saj.
Mes shumë pyetjeve, showgirl-i argjentinas i është përgjigjur edhe kureshtjes lidhur me “zhdukjen” e Icardit. “Vendosa ta bllokoj Mauro, sepse ai vendosi të çaktivizonte llogarinë e tij.
Kjo është arsyeja pse nuk jam më në mesin e ndjekësve të tij”, – tha Wanda, e cila gjithashtu ka shfrytëzuar rastin për të hequr disa “guralecë nga këpucët” e saj…
Përveç renditjes së arsyeve pse vendosi të mos e ndiqte bashkëshortin e saj, Wanda shtoi: “Më duhet të rrëfej se më pëlqejnë versionet që shpikin njerëzit”./telesport/
51 të vdekur nga shpërthimi në minierën e qymyrit në Iran
Haradinaj: Fehmi dhe Xhevë Lladrovci janë shembul i idealit ...
Dueli i rëndësishëm në Ligën e Kombeve, dalin në shitje bile...
Zbulohet data/ Ja kur është dasma e Dafinës dhe Kreshnikut
Sot në ora 14:43 fillon sitna e vjeshtës, IHMK njofton për p...
Të shtëna masive në Alabama, të paktën katër të vdekur dhe s...