Në mbledhjen e 61 të Qeverisë së Kosovës është arritur marrëveshja me Kanadanë dhe Turqinë për njohjen reciproke të patentë shoferëve, shkruan arbresh.info.
Kryeministri Albin Kurti tha se me anë të kësaj marrëveshjeje, qytetarët në vendet përkatëse nuk do të kenë nevojë t’i nënshtrohen procedurave të tjera për vozitje.
“Kjo nismë tregon gatishmërinë të dy shteteve për marrëveshje. Aktualisht qytetarët tanë në Kanada iu nënshtrohen provimeve nënshtruese për t’u pajisur me patent-shoferë. Pas nënshkrimit të kësaj marrëveshje, nuk do t’i nënshtrohet këtyre procedurave”,tha Kurti.
Tutje KLurti tha se të dy palët do t’i njohin patent-shoferët pa pas nevojë t’i nënshtrohen procedurave të tjera.
“Kam nderin t’ju prezantoj para jush nismën për njohjen reciproke të patent-shoferëve mes Kosovës dhe Kanadasë. Nëse poseduesit e patent-shoferëve iu është dhënë leje-qëndrim në shtetin e palës kontraktuese, atëherë të dy palët do t’i njohin patent-shoferët pa pas nevojë t’i nënshtrohen procedurave të tjera”, ka thënë në anën tjetër ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.
Kjo marrëveshje do të zbatohet edhe me Turqinë, sipas krerëve qeveritarë./arbresh.info/
Inxhinieri gjen mesazhin 132-vjeçar në shishe
Keni vazhdimisht të ftohtë? Këto janë arsyet e mundshme pse ...
Po rikthehet modeli legjendar Toyota Celica
Liverpooli dyfishon epërsinë ndaj Real Madridit
Maqedonci: Pjestarët serbë të FSK-së e lanë detyrën për shka...
Pas Mbappes edhe Salah humb penalltinë