Në mbledhjen e 61 të Qeverisë së Kosovës janë vendosur sanksione regjimit të presidentit autokrat, Alyaksandr Lukashenko në Bjellorusi, shkruan arbresh.info.
Qeveria vendosi ta miratojë vendimin që sanksionon 183 individë dhe 26 entitete të lidhura me regjimin e Lukashenkos.
“Pika e katërt është shqyrtimi i propozim-vendimit për zbatimin e sanksioneve ndërkombëtare ndaj 183 individëve dhe 26 entiteteve bjelloruse të ndërlidhura me regjimin e presidentit bjellorus, Aleksandyr Lukashenko”, ka thënë Kurti.
Ndërkaq, zëvendësministrja e Punëve të Jashtme, Liza Gashi tha se propozimi për miratimin e sanksioneve të vendosura nga BE-ja ndaj Lukashenkos përfshin edhe individët dhe entitetet e përfshira në organizmin dhe instrumentalizimin e emigrantëve në kufirin Poloni-Bjellorusi.
“Të gjitha masat e marra janë të miratuara në koordinim të plotë me SHBA-të, BE-në dhe Kanadanë”, tha Gashi./arbresh.info/
Si të shmangni dhimbjet e stomakut në vjeshtë, tri kura naty...
Ushqimet që ndihmojnë në uljen e sheqerit në gjak
Pas Bejrutit, Izraeli godet edhe Damaskun, vriten dhëndri dh...
Izraeli sulmon objektivat e Hezbollahut pranë Bejrutit
Moment historik për gratë në Meksikë, zgjidhet presidentja e...
Balla: Shqipëria drejt anëtarësimit në BE