Vihet në funksion aparati i mamografisë i cili shërben për ta identifikuar dhe diagnostifikuar me kohë kancerin e gjirit.
Komuna e Rahovecit dhe Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare “Fahredin Hoti” në Rahovec, kanë vënë në funksion aparatin e mamografisë, i cili shërben për ta identifikuar dhe diagnostifikuar me kohë kancerin e gjirit.
Saranda Sallteku, Drejtoreshë e Drejtorisë për Shëndetësi dhe Përkujdesje Soociale është shprehur se aparati i mamografit vlerësohet të jetë një prej aseteve më me rëndësi për mjekësinë primare, sidomos në aspektin shëndetësor, në parandalimin me kohë të sëmundjes së kancerit të gjirit.
“Komuna e Rahovecit me një investim si ky, ka investuar direkt në shëndetin e grave-nënave si shtyllë kryesore e familjes dhe mirëqenies së saj. Të gjitha gratë që duan dhe u rekomandohet nga mjeku përkatës mamografia, luten të bëjnë paraprakisht terminet në QKMF “Fahredin Hoti”.Së bashku për shëndetin e mirë të gruas”, ka thënë drejtoresha Sallteku./Arbresh.info/
Moti i keq me reshje shiu në Shqipëri, apel shoferëve për ku...
Tërmet në Gjirokastër
Putin paralajmëron se Rusia do të vazhdojë të testojë raketë...
Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut shënojnë Ditën e Alfabetit
Aksident me fatalitet në Krushë të Madhe, vdes një këmbësor
Reagon për herë të parë Diana pas largimit nga Big Brother V...