Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se respektojnë vendimin e Serbisë për të mos anëtarësuar në aleancë, duke shtuar se roli kryesor i NATO-s në Kosovë është të mbështesë dialogun politik dhe të mundësojë lëvizjen e lirë për të gjithë.
Stoltenberg tha se NATO-ja asnjëherë nuk ka detyruar asnjë vend të anëtarësohet në NATO.
“Është një vendim sovran dhe i pavarur i Serbisë dhe NATO-ja e respekton absolutisht, siç respekton vendimet e Suedisë dhe Finlandës, të cilat janë partnerë të ngushtë me ne, por nuk janë anëtarësuar në NATO”, ka thënë Stoltenberg për televizionin serb “Vesti”.
Stoltenberg tha se Aleanca ka një rol të rëndësishëm në ruajtjen e paqes dhe parandalimin e konflikteve, si dhe në gjetjen e një zgjidhjeje politike për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe se mbështet Bashkimin Evropian, i cili po ndihmon në atë dialog.
Duke folur për praninë e Aleancës në Ballkan, Stoltenberg tha se NATO ka zyre në Sarajevë, forcat e KFOR-it në Kosovë dhe një zyrë në Beograd dhe kujtoi se Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut janë anëtarësuar në NATO.
Ai përmendi se mandati i tij dhjetëvjeçar në krye të NATO-s përfundon këtë vit, më 1 tetor dhe se në fund të vitit do të marrë detyrën e guvernatorit të Bankës Qendrore në Norvegji./klankosova/
UNDP i dhuron policisë pajisje pune për kontroll në vijën e ...
Anisa-Gjestit: Ti je qeni i Xhenetës
Ismet Bahtijarit i vazhdohet paraburgimi nga Specialja
Dronë të dyshimtë mbi bazat ushtarake amerikane, Britania di...
Vesa Luma shënon 20-vjetorin e karrierës së saj me koncert m...
Gjermani, AfD rekomandon daljen nga BE në programin e saj el...