Filmi “The Power of the Dog” kryeson këtë vit listën e kandidatëve për çmimet prestigjioze kinematografike Oscars. I prodhuar nga Netflix, fIlmi kandidon për çmime në 12 kategori, i ndjekur nga filmi fantastiko shkencor “Dune” që është në kërkim të trofeut të artë në 10 kategori.
Të dy këta filma do të kandidojnë për trofeun e çmimit filmi më i mirë në edicionin e 94 të Oscar-ve përballë “Belfast,” një histori gjysmë autobiografike e Kenneth Branagh që trajton historinë e një familjeje që jeton midis konfliktit sektar të Irlandës së Veriut, si dhe veprës klasike të ripunuar të regjisorit Steven Spilberg “West Side Story.” Këta filma kanë marrë nga shtatë kandidatura.
Nëse kalon provën e çmimeve me sukses, “Power of the Dog” do t’i japë Netflix-it një tjetër shans për të provuar ethet e garës për çmimin e filmit më të mirë, i cili deri më tani nuk i ka shkuar asnjëherë shërbimit të transmetimit.
Filmi ‘Zgjoi’ i regjisores nga Kosova Blera Basholli nuk ia doli të marrë një kandidaturë për këtë edicion të çmimeve.
Jane Campion është gruaja e parë që kandidohet dy herë për çmimin regjia më e mirë për filmin “Poëer of the Dog.” Ajo ishte një kandidate potenciale me filmin “The Piano” e vitit 1993, por humbi përballë Steven Spielberg për filmin “Schindler’sList.”
Akademia ka shtuar këtë vit më shumë gra me ngjyrë.
Kristen Stewart u kandidua për herë të parë për çmimin e aktores më të mirë, për rolin e saj në filmin “Spencer” ku luan rolin e princeshës së ndjerë Diana. Në këtë kategori përfshihet edhe aktorja Olivia Colman për filmin “The Lost Daughter.”
Ceremonia e ndarjes së çmimeve do të zhvillohet më 27 Mars./tvklan.al/
Çështjet ligjore ndaj Presidentit të zgjedhur Donald Trump, ...
SPAK sekuestron dy vilat në pronësi të Monika Kryemadhit dhe...
Policia patrullon në veri, me fokus në sigurinë e trafikut r...
Gresa, Anisës: Erdhe furishëm, pas një dite e lëshove bajrak...
Nesër Kuvendi mban dy seanca plenare
A iu ndërrua me të vërtetë Xhenetës ‘Kutia e FatitR...