Një tentim grabitje ka ndodhur sot në Prishtinë në një institucion mikrofinaciar në rrugën “Ali Vitia”.
Grabitësi është ballafaquar me pronarin dhe pas rezistencës së tij, grabitësi nuk ka mundur të merrte asgje.
Arbresh.info ka kontaktuar me Policinë e Kosovës, të cilët kanë konfirmuar rastin.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovë, Flora Ahmeti tha se se aktualisht policia ka iniciuar një hetim lidhur me rastin dhe kanë nisur me ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit.
“Rreth orës 17:30 është raportuar për një tentim grabitje të ndodhur në një institucion mikrofinannciar në rrugën “Ali Vitia” në Prishtinë .Policia ka dalë në vendin dhe nga hetimi preliminar është konstatuar se nuk është arritur të kryhet grabitja, ndërkaq i dyshuari në ikje e sipër ka shkrepur armën me gas dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Lëndime (gërvishje) nga kontakti fizik me të dyshuarin ka pësuar ankuesi”, tha Ahmeti.
Aktualisht policia ka iniciuar një hetim lidhur me rastin dhe ka nisur me ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit. / arbresh.info/
Mehmetaj gjen “një dallaver tjetër mbi 100 mijë euro” në min...
PS propozon datën 11 maj për zgjedhjet parlamentare
Real Madridi merr një goditje të rëndë, konfirmohet lëndimi ...
Sara: Dua të heq anash çdo emocion
Fjalimi i Presidentes, Tahiri: Deklaratat se nuk mund t’i be...
Kuvendi pritet të mbajë tri seanca, njëra për mandatin qever...