Agjencia Kosovare e Privatizimit me 3 shkurt nën asistimin e Policisë së Kosovës kanë shkuar në zyrat e Ndërmarrjes “AgroKosova Holding”, me ç’rast kanë marrë nën administrim këtë ndërmarrje.
Drejtori i Ndërmarrjes “AgroKosova Holding”, Haziz Tafaj në RTV Dukagjini thotë se ajo që mori AKP ishte një veprim i papritur dhe i paligjshëm.
“AKP duke përdorë edhe dhunën policore nuk na dha asnjë mundësi madje as të bëjmë pranim-dorëzimin e asaj që e kemi lënë aty apo t’i marrim edhe gjërat tona personale. Neve dhe 300 punëtorëve të Ndërmarrjes “AgroKosova Holding” na kanë lënë jashtë”, tha ai, përcjell Telegrafi.
Pavarësisht kësaj, Agjencia Kosovare e Privatizimit, përmes njoftimit për media u ka bërë thirrje të gjithë punëtorëve aktual, të të gjitha profileve, të cilët kanë marrëdhënie pune në ndërmarrjen e re “AgrokKosova Holding” të vazhdojnë punën dhe të mos largohen nga vendet e punës.
AKP ka thënë se do të vazhdoj aktivitetin e ndërmarrjes me punëtorët aktual të cilët do të lidhin marrëdhënie pune me AKP-në.
Konjufca: Luftimi i dhunës në familje dhe bazë gjinore është...
Sara për Drilonin: Nuk i falet, më thoshte jam prapa teje
Kurti: Puna për një shoqëri gjithëpërfshirëse po vazhdon, ar...
Pasivizimi i adresave në Luginë drejt Gjykatës së Strasburgu...
Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë – arrestohen katë...
Tre persona vdesin në një aksident pasi GPS-i ia huqi rrugës