Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq mund të jetë cak i drejtësisë së shtetit serb pasi po përgatitet një kallëzim penal ndaj tij.
I pari i shtetit serb ka deklaruar ditë më parë se do t’i ndajë nga 100 euro për secilin të rinj për të përballuar krizën ekonomike.
“Lëvizja për Ndryshim” këtë po e sheh si ryshfet dhe ekipi juridik i saj, po përgatit një kallëzim penal ndaj presidentit, raporton nova.rs.
“Deri në fund të javës do ta dorëzojmë kallëzimin në Prokurori. Nuk ka dyshim se krimi është kryer. Dilema është se kur do të gjykohet”, ka shkruar Janko Veselinoviq në Twitter.
Pravni tim @PokretPreokret priprema krivičnu prijavu protiv Aleksandra Vučića zbog masovnog nuđenja mita građanima u vidu “100 evra, ako ne izgubi izbore”. Do kraja nedelje predaćemo prijavu Tužilaštvu. Nema dileme da je krivično delo počinjeno. Dilema je kada će mu biti suđeno.
— Janko Veselinovic (@j_veselinovic) February 8, 2022
Kujtojmë se neni 156 i Kodit Penal t137 Serbisë thotë se “kushdo që ofron, jep, premton një shpërblim, dhuratë ose ndonjë përfitim tjetër për të votuar në zgjedhje ose referendum pro ose kundër një personi ose propozimi të caktuar, do të dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet”. / Telegrafi/
Osmani: Derisa çdo grua të jetë e lirë nga dhuna, asnjëra ng...
Barku i madh shkakton osteoporozën edhe tek meshkujt
Njëqind vjet më parë u ndërtua autostrada e parë në botë, a ...
Apple do ta mbajë kamerën telefoto periskop ekskluzivisht pë...
Rrëzimi i avionit në Lituani ngre dyshime se mund të jetë i ...
Ismajli vazhdon paraqitjet e jashtëzakonshme në Serie A