Në mungesë kuorumit ka dështuar të mbahet seanca e re plenare e Kuvendit të Kosovës, pasi në sallë ishin vetëm 57 deputetë.
Pas pauzës të seancës së paradites, e cila zgjati më shumë se një orë, shumë deputetë nuk u rikthyen fare në sallën plenare të Kuvendit. Ndërsa, deputetët e dy partive opozitare, PDK dhe LDK e bojkotuan Kuvendin edhe pasdite.
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca bëri të ditur se seanca e njëjtë do të vazhdojë nesër në orën 11:00.
“Konsideroj se nuk ka kushte për sot që të mbahet kjo seancë, shihemi nesër në orën 11:00 për ta vazhduar”, tha ai.
Në rend të ditës për seancën e sotme ishin disa projektligje dhe debati parlamentar për Raportin e Progresit për vitin 2021./arbresh.info/
Njoftimi i plotë
Data: 9 shkurt 2022
Dita: E mërkurë
Vendi: Kuvendi i Kosovës
Seanca plenar e Kuvendit
Koha: 11:00
Rendi i ditës
1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,
2. Pyetjet parlamentare,
3. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit ne.08/L-035 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/L-017 për ndihmën Juridike Falas,
4. Shqyrtimi i raportit për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr. 04/L-139 për Procedurën Përmbarimore, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 05/L-118,
5. Shqyrtimi i raportit për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr. 06/L-057 për Përgjegjësinë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve,
6. Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, nga radhët e komunitetit serb,
7. Raportimi i Qeverisë së Kosovës në Kuvend rreth “Progresit në përfshirjen e objektivave të zhvillimit të Qëndrueshëm në legjislacion, politika dhe buxhet”,
8. Debat parlamentar lidhur me Raportin për Vendin për vitin 2021,
9. Zëvendësimi i anëtarit të GP LS në Komisionin për të Drejtat dhe Interesat e komuniteteve dhe Kthim.
Vikendi me diell, temperaturat shkojnë deri në 22 gradë Cels...
Bjellorusia e ndërpret ndërtimin e kampit ushtarak afër kufi...
Gjermania kërkon kontrolle shtesë për emigrantët
Problemet me gjumin tek personat që vuajnë nga artriti, ja d...
Mbi 29 000 emigrantë kanë kaluar La Manshin këtë vit
Hakerat kinezë synuan të marrin të dhëna nga telefonat e Don...