Enis Bardhi dënohet me katër muaj burgim për ngasje të veturës me patentë shofer të falsifikuar

15:58 | 8 Shkurt 2022
KRG

Futbollisti shqiptar Enis Bardhi është dënuar me katër muaj burgim dhe me gjobë prej 1.920 euro, për ngasje të veturës me patentë shofer të falsifikuar.

Gjykata spanjolle e ka pezulluar dënimin e tij për dy vjet, prandaj mesfushori i Levantes dhe Maqedonisë së Veriut nuk detyrohet ta vuajë dënimin në qeli nëse nuk kryen ndonjë krim tjetër gjatë kësaj periudhezcs.

Bardhi, përfaqësuesi shqiptar i Maqedonisë së Veriut, ishte ndalur nga policia spanjolle vitin e kaluar gjatë një kontrolle rutine në veri të Valencias.

Atij i ishte konfiskuar patentë shoferin, nën dyshimet se ishte i falsifikuar, si dhe makinën e tipit Porsche Panamera.

Bardhi e pranoi fajin gjatë një seance dëgjimore, në të cilën u dënua.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme