Google ADS

“Në kulmin e karrierës sime Messin s’arrija as ta godisja, e lëre më t’ia merrja topin”

15:45 | 8 Shkurt 2022
A. B.

Heroi i Barcelonës Juliano Belletti ka zbuluar se Lionel Messi ishte aq i mirë në fillimet e tij si adoleshent saqë ai nuk ishte në gjendje as ta godiste sulmuesin argjentinas në stërvitje.

Në vitin 2004, Belletti ishte në kulmin e karrierës dhe sapo i ishte bashkuar Barçës pas një kohe të suksesshme në fanellën e Villarrealit.

Messi, në anën tjetër, sapo kishte filluar të merrte ftesa për të stërvitur me ekipin e parë dhe Belletti ende e mban në mend herën e parë që e kishte ndarë fushën me një djalosh i cili u rrit për t’i fituar shtatë Topa të Artë.

“Kur u stërvita me Messin për herë të parë, nuk kisha dëgjuar për të më parë. Andres Iniesta erdhi dhe më pyeti nëse e njihja kush ishte Messi dhe më paralajmëroi të isha i kujdesshëm sepse ai ishte i mirë”, tregoi Belletti për Goal.

“Ai më tha, ‘bëj kujdes’, gjatë kohës sime më të mirë në karrierë. Unë isha në kulmin e karrierës. Por kur ai e merrte topin në stërvitje, nuk i bënte se kundër kujt luante. Ndodhi të isha unë në atë kohë”, tregoi ai.

“Një kundër një, kur po mendoja të ndërhyrja ndaj tij, vetëm kur e shihja që ai më kishte mposhtur tashmë. Kështu ishte, përpiqesha ta godisja por nuk arrija. Nuk arrija ta kapja”, përfundoi ai.

Si një njeri që shënoi gol në fitoren e Barcelonës kundër Arsenalit në finale të Ligës së Kampionëve më 2006, Belletti mban lidhje të forta me gjigantin katalonas. /GE/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme