Maqedonia, Bosnja dhe Hercegovina dhe Moldavia janë vendet më të varura nga gazi rus nga të gjitha vendet evropiane, sipas të dhënave të Agjencisë për Bashkëpunim të Rregullatorëve të Energjisë të Bashkimit Evropian (ACER).
Vendi është 100 për qind i varur nga gazi rus, sipas të dhënave të ACER të publikuara javën e kaluar. Nga vendet e rajonit, varësia e Serbisë nga gazi rus është 89%, Bullgaria 77%, Sllovenia 51%,… Më e varura nga gazi rus nga vendet e Evropës Perëndimore është Finlanda me 94%, ndërsa Franca është më pak e varur me 24%.
“Lidhja me gazin rus në Maqedoninë e Veriut bëhet përmes Bullgarisë. Maqedonia e Veriut planifikon të ndërtojë së shpejti një interkonektor gazi me Greqinë, një projekt me rëndësi strategjike për vendin që do të përmirësojë sigurinë energjetike dhe do të mundësojë diversifikimin e furnizimit me gaz”, thonë nga ACER./Telegrafi/