Historianët të bindur që shtëpia e Xhafer Devës në Mitrovicë duhet të restaurohet pavarësisht asaj që thirret në emër të përveçëm pasi që është një objekt që i takon trashëgimisë kulturore, shkruan arbresh.info.
Pas njoftimit të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit se do të nis restaurimi i shtëpisë së Xhafer Devës në Mitrovicë, e për këtë Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka dalë kundër vendimit të Ministrisë së Kuluturës për rinovimin e shtëpisë së Xhafer Devës në Mitrovicë si shkak i aleancës së tij nazifashiste.
”Shumë të shqetësuar rreth planeve për ta restauruar shtëpinë e Xhafer Devës, një bashkëpunëtor/protagonist i njohur i divizionit famëkeq SS ”Skanderbeg”. Asnjë histori nuk lahet. Mos e shtrembëroni të vërtetën për Holokaustin dhe krimet e luftës të kryera nga nazistët dhe bashkëpunëtorët lokalë të tyre. Të mbrohen faktet”, ka shkruar Rohde.
Historiani Haxhi Ademi, për arbresh.info tha se Xhafer Deva ishte një nacionalist dhe antikomunist shqiptar dhe se çështja e bashkimit kombëtare ishte interes dhe strategji e tyre.
“Sa i takon figurës së Xhafer Devës, atë duhet parë në gjithë dritëhijet e saj. Ai ishte një nacionalist dhe antikomunist shqiptar si edhe shumë figura tjera të krahut nacional-demokrat në Kosovë dhe në Shqipëri. Ai doli në skenën politike në fillim të pushtimit italo- gjerman të Jugosllavisë respektivisht Kosovës. Pjesa më e madhe e shqiptarëve të Kosovës ishin të vetëdijshëm se bashkimi shqiptar ishte fryt i rrethanave dhe interesave të Bllokut Fashist dhe i ngjarjeve të krijuara si pasojë e fillimit të Luftës së Dytë Botërore, por që këtë moment historik ata duhet ta shfrytëzonin për interesin afatgjatë kombëtar. Po ashtu, ata mendonin se bashkimi kombëtar nuk duhet t’iu atribuohet italianëve ose të merret si “meritë e fashistëve” ngase kjo përkrahje vinte jo nga dëshira për t’i parë shqiptarët të bashkuar, por ngase ishte interes dhe strategji e tyre”, tha Ademi, për arbresh.info.
Ademi tutje tha se komplikimet mes Kosovës dhe Serbisë, futën në skenë edhe gjermanët për të vënë në kontroll situatën e si palë përfaqësuese në këtë mes u vendos vetë Xhafer Dema.
“Rajoni i Mitrovicës, gjithnjë në të kaluarën ishte mjaft problematik, për shkak të karakterit heterogjen etnik dhe pozitës gjeografike, meqë ndodhej në kufi me Serbinë. Për këtë çështje, gjatë vitit 1941, pati përplasje ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve, ndërsa gjermanët ndërhynë për ta vënë nën kontroll situatën. Kështu, për t’ia arritur qëllimit që të ketë sa më pak probleme, përfaqësuesi gjerman organizoi disa tubime me qëllim pajtimi, në mes të përfaqësisë shqiptare dhe qeverisë në Beograd. Këtu do të cekim vetëm emrat e përfaqësuesve të konsultës së Nishit, ku palën gjermane e përfaqësonte koloneli Bothem, palën shqiptare Xhafer Deva, ndërsa atë serbe, Kosta Millanoviҫ-Peҫanci”, tha Ademi.
Lexo edhe
Ambasadori gjerman kundër rinovimit të shtëpisë së Xhafer Devës
Ndërkaq sa i për ketë çështjes së restaurimit Haxhi Ademi tha se restaurimi i kësaj shtëpie duhet të bëhet pasi që është një nga monumentet më të rëndësishme të qytetit të Mitrovicës.
“Së pari, restaurimi i shtëpisë së Xhafer Deves është një nga monumentet më të rëndësishme nga aspekti i kulturës urbane të qytetit në Mitrovicës. Stili arkitektonik perëndimor dhe simbolika e objektit më monumental të qytetit e bëjnë të rëndësishëm si projekt për restaurimin e të cilit duhet të investohet dhe këtë shteti i Kosovës duhet restauruar”, tha Ademi.
Të njëjtin mendim ka edhe historiani Bujar Dugolli, i cili për arbresh.info tha se objekti duhet të restaurua sepse është objekt i trashëgimisë kulturore, pavarësisht asaj që mund të thirret në emër të përveqshëm.
“Për objekt mendoj që duhet me u restauru edhe me u konservua sepse është objekt i trashëgimisë kulturore dhe pavarësisht asaj që mund të thirret në emër të përveqshëm, objekti ka vlera të tilla dhe duhet të mbrohet e të ruhet. Ndërsa sa i përketë figurës sepse ajo nuk pasqyron kurrfarë figure të ndonjë individi por pasqyron një vlerë arkitektonike që është në interesë për shtetin dhe qytetin e Mitrovicës dhe unë mendojë se ai objekt duhet të restaurohet dhe të mbrohet nga dëmtimi sepse është objekt i trashëgimisë kulturore”, tha Dugolli.
Lidhur me reagimin e ambasadorit gjerman në Kosovë, ka folur edhe ministri i Kulturës, Hajrullah Çeku.
Ai ka thënë së shtëpia e Xhafer Devës ka vlera të mëdha estetike dhe për nga tipologjia e ndërtimit paraqet ndër shembujt e parë në Kosovë të kalimit në arkitekturën moderne europiane.
“Ne nuk bëjmë revizionizëm historik dhe rehabilitim të figurave. Në fakt, burimi i gjithë kësaj zhurme të panevojshme është fqinji ynë verior që revizionizmin historik e ka politikë kombëtare dhe që reagon ndaj secilit zhvillim pozitiv në Kosovë”, ka shkruar Çeku.
Kujtojmë se këtë muaj filluan punimet restauruese në Shtëpinë e Xhafer Devës, shtëpi e ndërtuar në vitin 1930 në qendër të vjetër të qytetit nga arkitektë dhe punëtorë austriakë. Procesi i restaurimit do të përfshijë ndërhyrjet në pjesën e jashtme dhe të brendshme të ndërtesës. Fokusi kryesor jashtë është në restaurimin e dekorimeve në fasada, punimet e zdrukthëtarisë dhe ndërrimin e dritareve dhe dyerve./arbresh.info/
Lexo edhe
Çeku për shtëpinë e Xhafer Devës: Është pjesë e kujtesës kolektive të banorëve të Mitrovicës
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...