Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka biseduar sot me të dërguarin special të kryeministrit të Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach, i cili ka theksuar se do të punojë me partnerë nga BE-ja dhe SHBA-ja për të mbështetur dialogun Kosovë-Serbi.
“Peach theksoi gjithashtu se emërimi i tij është një shenjë e qartë e angazhimit të vazhdueshëm të Britanisë për sigurinë, stabilitetin dhe përparimin ekonomik në Ballkanin Perëndimor”, tha zyra e shtypit të Vuçiqit.
Vuçiq tha se Serbia “po përpiqet për një zgjidhje të qëndrueshme dhe reciprokisht të pranueshme në dialogun me Prishtinën dhe se mbetet plotësisht e përkushtuar ndaj dialogut si e vetmja mënyrë për të zgjidhur të gjitha çështjet e hapura”.
Vuçiq dhe Peach diskutuan gjithashtu situatën në rajon, si dhe bashkëpunimin e ardhshëm që, sipas tij, synon ndërtimin e besimit dhe angazhimit të përbashkët për paqen dhe stabilitetin e qëndrueshëm në Ballkanin Perëndimor, shkruan Tanjug.
“Vuçiq theksoi se Serbia, si iniciatore e projekteve të shumta që synojnë lidhjen në rajon, i qaset me seriozitet dhe përgjegjësi të gjitha çështjeve me rëndësi për forcimin e bashkëpunimit të ndërsjellë, përparimin ekonomik dhe ndërtimin e besimit”, thuhet në deklaratë.
“Bashkëpunimi rajonal është një nga prioritetet e politikës së jashtme të Serbisë, e cila është iniciatore jo vetëm e nismës “Ballkani i Hapur”, që mundëson lëvizjen e lirë të njerëzve, mallrave, shërbimeve dhe kapitalit, por edhe të projekteve të mëdha infrastrukturore që do të rrisin cilësinë e jetës së të gjithë qytetarëve”./klankosova/
Osmani: Derisa çdo grua të jetë e lirë nga dhuna, asnjëra ng...
Barku i madh shkakton osteoporozën edhe tek meshkujt
Njëqind vjet më parë u ndërtua autostrada e parë në botë, a ...
Apple do ta mbajë kamerën telefoto periskop ekskluzivisht pë...
Rrëzimi i avionit në Lituani ngre dyshime se mund të jetë i ...
Ismajli vazhdon paraqitjet e jashtëzakonshme në Serie A