Kërcitja e dhëmbëve ose bruksizmi mund të ndodhë për shkak të stresit dhe ankthit.
Shanset që të keni bruksizëm, kërcëllimë dhëmbësh gjatë natës janë më të larta nëse jeni duhanpirës, konsumoni alkool ose pini shumë kafe, transmeton portal arbresh.info
Kërcitja e dhëmbëve lidhet kryesisht me stresin.
Stresi mund të shkaktojë shqetësim dhe mendim të vazhdueshëm, gjë që mund të ndikojë në trup dhe të shkaktojë kërcëllimë dhëmbësh gjatë gjumit, tha Payal Bala, dentiste.
Sipas saj, kërcitja e dhëmbëve gjatë natës mund të ndikojë negativisht në shëndetin e përgjithshëm.
Kërcitja e zgjatur e dhëmbëve mund të konsumojë smaltin në dhëmb dhe sipërfaqen e dhëmbit, gjë që mund të çojë në rritjen e ndjeshmërisë dhe dëmtimit të dhëmbëve , shpjegon Payal.
Për të parandaluar këtë fenomen, duhet të provoni që të ushtroni mbi relaksimin e muskujve, të cilat janë të dobishme për të parandaluar kërcitjen e dhëmbëve.
Studimet kanë gjetur se kërcitja e dhëmbëve mund të lidhet edhe me cilësinë e dobët të gjumit.
Nëse kaloni shumë kohë para ekranit pak para gjumit, kjo mund të dëmtojë në mënyrë të pandërgjegjshme cilësinë e gjumit duke çuar në kërcëllimë dhëmbësh. Mundohuni t’i përdorni disa orë para gjumit për t’u çlodhur, për të bërë banjë, për të lexuar një libër dhe për t’u qetësuar,këshillojnë eskpertët./arbresh.info/
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...